Tottenham dhe Sevilla kanë arritur akordin në lidhje me Erik Lamela. Sulmuesi i djathtë është pjesë e klubit anglez prej vitit 2013.
Pavarësisht kualitetit që zotëron, ai nuk ia ka dalë të kthehet përfundimisht në titullar tek ekipi i Tottenham, dhe gjatë këtyre viteve ka shënuar vetëm 17 gola në Premier League.
29-vjeçari argjentinas do të transferohet tek Sevilla – sot ka zbarkuar në qytetin andaluzian – për shumën e 25 milion eurove, raporton El Desmarque.
Në operacionin e kalimit të Lamela në LaLiga është përfshirë edhe Bryan Gil. 20-vjeçari spanjoll do të kalojë te Tottenham. /abcnews.al