Afati për zyrat e FRD-së, Shehu: Presim vendimin e gjykatës, zyrën nga e garanton ligji

schedule11:08 - 23 Mars, 2021

schedule 11:08 - 23 Mars, 2021

Sot është afati final që Bashkia e Tiranës i ka lënë FRD-së për të liruar zyrat. FRD ka qenë sot në Gjykatën Administrative, e cila e ka shtyrë seancën me pesë ditë duke kërkuar që brenda këtij afati të mos ketë veprime nga palët.

Duke folur për mediat, kryetari i FRD-së është shprehur për mediat zyrat u takojnë me ligj dhe se do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për çështjen. Po ashtu, Shehu u shpreh se partia që ai drejton do të vijojë fushatën në selinë e saj, ndërsa shtoi se kontrata e qëndrimit është pa afat.

“Ne ndjekim vetëm rrugë ligjore kësaj çështje. Kërkuam ndalimin e të gjithave akteve të paligjshme të bashkisë…Erion Veliaj të mos sillet si drejtues politik i PS, por si kryetar bashkie. Do vazhdojmë fushatën, jemi në selinë tonë të cilën na e ka dhënë ligji. Kontrata e qëndrimit është pa afat. Jemi në gjyq. Do nisim zyrtarisht shkresat bashkisë që çështja është në gjyq.”

Kujtojmë se Bashkia Tiranë i kishte lënë 10 ditë afat Partisë Fryma e Re Demokratike që të lironte ambientet. FRD-së iu është bë thirrje që brenda 23 marsit duhet të kishte marrë masa për lirimin e ambienteve.

Policia e Bashkisë së Tiranës zbarkoi më 12 mars në zyrat e FRD-së në qendër të Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre. Në derën kryesore të selisë së FRD-së u vendos një shënim ku kërkohet “lirimi i menjëhershëm i ambienteve për qëllime sistemimi”.

Zyrat ku ndodhet FRD janë në pronësi publike të administruara nga Bashkia e Tiranës. Nisur nga kjo, bashkia i ka dërguar kësaj partie një shkresë me anë të së cilës kërkonte lirimin e katit të tretë pasi godina “ishte amortizuar dhe aty do të bëheshin punime.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!