Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bilisht pasditen e sotme, rreth orës 19:45, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë.
Të plagosurit janë drejtuesi i makinës Toyota, Besnik Cakollari, shoferi i makinës Ranault, Jetnor Lumani dhe pasagjerët Johana Elmasllari ( në makinën Toyota) dhe Astrit Muhaxhiri (në makinën Renault).
Sipas policisë pasagjerja që ndodhej në mjetin Toyota, Johana Elmasllari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë
Më datë 05.04.2022, rreth orës 19:45, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin B. C. dhe mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin J. L.
Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, konkretisht shtetasja J. E., (pasagjere në mjetin tip “Toyota”) e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe shtetasi A. M., (pasagjer në mjetin tip “Renault”) i cili së bashku me dy drejtuesit e mjeteve, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidenti
/abcnews.al/