Shoferi Eldi Allushi, i cili përfundoi në digën e liqenit me BMW “x6” në orët e para të mëngjesit u ndalua nga policia rrugore në rrugën e Arbrit.
Gjatë marrjes në pyetje mësohet se ai ka dhënë dëshmi kontradiktore. Fillimisht 26 vjeçari ka mohuar të ketë qenë drejtues i mjetit luksoz, por më pas ka ngritur pretendimet se i ka ngelur pedalja e gazit e takuar.
Nga kamerat e sigurisë përgjatë zonës ka rezultuar se në automjet ndodheshin edhe dy të rinj të tjerë. Njëri prej tyre është shoqëruar nga Policia ndërsa tjetri po kërkohet për tu marrë në pyetje.
Ai u ndalua në orën 15:00 të së martës, dhe Eldi Allushit i është bërë testi i alkoolit dhe nuk ka rezultuar në efektin e pijeve alkoolike. Pavarësisht kësaj Policia ka dyshime se në orën 5 të mëngjesit që ka ndodhur aksidenti ai mund të ketë qenë i alkoolizuar apo i droguar.
Për të vërtetuar këtë dyshim i është marrë kampion gjaku dhe pritet përgjigje e analizave. Para se të arrestohej, brenda automjetit është gjetur patenta e Eldi Allushit./abcnews.al