Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani e cilëson vetingun dhe rezultatin e këtij procesi, si të ndarë nga procedura penale.
Gjatë fjalës së tij gjatë një aktiviteti, Dumani deklaroi se megjithë rezultatet, vetingu përbën ngarkesë të madhe për gjyqtarët dhe prokurorët.
“Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme do të ketë angazhim të madh në përfaqësimin e këtyre çështjeve. Procesi i vetingut dhe rezultati i saj është i ndarë nga procedura penale. Procesi i vetingut, përbën ngarkesë të madhe për gjyqtarët dhe prokurorët. Kjo sfidë bëhet me e ndjeshme, me punën e tyre të përditshme”, tha ndër të tjera Dumani./abcnews.al