“Përfundimi i luftës, ende larg”/ Nura: Pushtimi ukrainas në Kursk bëhet për të shkëmbyer territore

schedule23:49 - 19 Gusht, 2024

schedule 23:49 - 19 Gusht, 2024

Gazetari Artur Nura thotë se ofensiva ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë ka një qëllim, shkëmbimin e territoreve. Në një intervistë për “Ora e fundit”, Nura tha se kjo është një strategji nga ana e Kievit, që nëse Putin kërkon territoret e pushtuara ukrainase, Kievi të bëjë të njëjtën gjë me ato ruse.

“Mbyllja e luftës është akoma larg por ka gjasa të ketë marrëveshje. Propozimi i ardhur nga Putin dhe nga rrugë të ndryshme tregojnë se ky dinamizësm ushtarak dhe kjo strategji në Kursk, tregon se diplomacia po funksionon. Propozimi i Putinit është të njihen territoret e pushtuara dhe Kievi të ketë një rol netutral ne raport me NATO-n.

Të gjitha territoret e pushtuara s’i pranon Kievi. Ky sulm, pushtimi i territorit rus është për të këmbyer territore. Një strategji ushtarake dhe politike është për t’i dhënë mundësi Kievit që të negociohet në tavolinën e radhës. Të gjitha këto lëvizje tregojnë se bota pavarësisht problematikave që nuk do të shuhen, ka një gjasë dhe propozim për armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë.”, tha Nura./abcnews.al