Një zjarr i përmasave të medha ka përfshirë masivin pyjor në fshatin Prull të Lezhës.
Siç bën të ditur për abcnews.al gazetari Gjergji Figuri, flakët janë konstatuar në orët e drekës dhe të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtesi në një sipërfaqe të konsiderueshme.
Për shkak të terrenit është e pamundur ndërhyrje e zjarrfikësve. Aktualisht në terren janë vetëm punonjësit e shërbimit pyjor të cilët po ndërhyjnë me mjete rrethanore. /abcnews.al