Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe kodrinore në Pogradec, flakët përhapen me shpejtësi

schedule17:01 - 18 Korrik, 2025

schedule 17:01 - 18 Korrik, 2025

Një vatër zjarri është aktivizuar në një sipërfaqe kodrinore në fshatin Cërrave të Pogradecit.

Aktualisht vatra e zjarri po përhapet me shpejtësi, ndërsa po favorizohet edhe nga era.

Kodra është kryesisht me bimësi të ulët. Ndërsa në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, forcat e pyjores dhe policia për të lokalizuar flakët.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!