Një banesë është përfshirë nga zjarri në fshatin Slabinjë të Pogradecit. Burimet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20.
Sipas policisë, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Sakaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 18.09.2022, rreth orës 17:20, në fshatin Slabinjë, njësia administrative Proptisht, ka rënë zjarr në banesat e shtetasve A. S. dhe djalit të tij M. S. Nga të dhënat e para rezulton se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
/abcnews.al