ELBASAN – Përfshihet nga flakët maja e Bukanikut, në njësinë administrative Gjinar. Gazetari i ABC, Aldo Kozarja, raporton se zjarri është i përmasave të mëdha dhe po përhapet me shpejtësi ndihmuar edhe nga era.
Ky zjarr dyshohet se është i qëllimshëm ndërsa vetëm ndërhyrja nga ajri do të bënte të mundur shmangien e zhdukjes së kurorës së pyllëzuar të malit. Terreni i thyer e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka.
Zona ku ka rënë zjarri është e përbërë nga pisha, dushk dhe shkurre të ndryshme./abcnews.al/