Një banesë në Fier është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, në rrugën Mujo Ulqinaku.
Gazetarja Valbona Davidhi raporton se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Dyshohet që flaket kanë shpërthyer kur në banesë nuk kishte njeri pasi të zotet, bashkë me fëmijët ishin larguar që në orët e para të mëngjesit.
Shërbimet zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Mësohet se flakët janë shkaktuar nga një defekt në lavatriçe. g.v/abcnews.al