Vila e oligarkut rus Vladimir Solovyev, gazetar dhe mbështetës i Putinit, e cila ndodhet në Menaggio liqenin e Komos, është përfshirë nga flakët. Solovyev është i përfshirë në listën e qeverisë italiane, si pjesë e sanksioneve ekonomike kundër oligarkëve, sipas la repubblica.
Sipas hetimeve fillestare, bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Karabinierët janë duke shqyrtuar pamjet nga kamerat.
Zjarri shpërtheu mëngjesin e sotëm dhe është shuar menjëherë nga forcat zjarrëfikëse.
/abcnews.al