Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Piskupat të Pogradecit.
Mësohet se fillimisht flakët kanë rënë në brendësi të banesës ndërsa më pas janë përhapur me shpejtësi dhe në çatinë e saj. Po ashtu flakët kanë dëmtuar edhe një banesë të dytë që ishte shumë pranë vatrës së zjarrit.
Në vend ngjarje kanë shkuar forca të shumta të zjarrfikëses dhe po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve. Fatmirësisht nga flakët nuk ka njerëz të lënduar./abcnews.al/