Përfshihet nga flakët një banesë në Fier

schedule09:04 - 2 Shtator, 2023

schedule 09:04 - 2 Shtator, 2023

Një banesë në katin e tretë të një pallati pesë katësh është përfshirë nga flakët në Fier. Zjarri ka rënë në ambientet e kuzhinës, ku fillimisht kanë marrë flakë aspiratori dhe soba.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’15 Tetori’. Tymi ka alarmuar edhe banorët e zonës. Menjëherë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve./abcnews.al