Një automjet është përfshirë nga flakët ndërsa ishte në ecje në autostradën Fier-Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur Pusi i Mezinit.
Automjeti tip “Hyundai” është përfshirë nga flakët për shkak të një defekti. Ndërsa, për fat të mirë drejtuesi ka arritur që të dalë në kohë nga mjeti.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat zjarrfikëse dhe policia.
NJOFTIMI
Vlorë/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:10, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin A. K, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/