Përfshihet nga flakët kati i tretë i një pallati në qytetin e Korçës.
Mësohet se pallati që është përfshirë nga zjarri ndodhet në lagjen 16 të qytetit.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar nga zjarri.
Zjarrfikëset kanë mbërritur pranë banesës dhe janë duke punuar për neutralizimi e flakëve.
Shkaqet e këtij zjarri ende nuk janë të qarta por dyshohet se ka qene një pakujdesi e njërit prej fëmijëve të kësaj familjeje, i cili po luante.
Fatmirësisht familja ka dalë në kohë para se të shpërthente bombola e cila ndodhej afër krevatit ku po luante fëmija.
Zjarri ka shkaktuar frikë tek banorët të cilët kanë dalë jashtë./abcnews.al