Përfshihet nga flakët makina e avokatit në Tiranë

schedule14:22 - 7 Tetor, 2019

schedule 14:22 - 7 Tetor, 2019

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e djeshme në bulevardin  “Bajram Curri” në Kryeqytet.  Gazetari ABC News Andi Qosja njofton se mjeti ishte në pronësi të avokatit Loren Liço, por e përdorte nëna e me profesion gjyqtare.

Në njoftimin  Policisë thuhet se për pasojë ka pësuar dëmtime të vogla  edhe një mjet tjetër që kanë qenë i parkuar në anën e tij.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” mbetur në tentativë. abcnews.al