Policia gjatë mbrëmjes së sotme, ka njoftuar se një lokal në Gramsh, ka marrë flakë, ndërsa nga prania e një bidoni me benzinë brenda ambienteve, ka bërë që të shpërthejnë flakët, duke lënë të plagosur 3 persona.
Sipas policisë, flakët kanë shpërthyer pasi lokali ka patur ndezur sobën e drurit, të cilën e përdorte për ngrohje.
3 personat e plagosur janë transportuar në spitalin e Tiranës, për mjekim të specializuar, ndërkohë që janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Gramsh/ Informacion paraprak
Nē fshatin Gramsh, në një lokal duke ndezur soben e drurit me benzin ka marrë flakë ku ka shpërthyer bidoni me beznin, si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.H., 45 vjeç, A.P., 48 vjeç, dhe E.H., 28 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin e Tiranës për një mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./abcnews.al