Shkëndija elektrike dogji kabinën elektrike të një pallati 10 katesh në shëtitoren “Gjergj Fishta” të Lezhës. Rasti u shënua pak pas orës 4 të mëngjesit të ditës së sotme.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar ndërsa një pjesë e banorëve dolën për shkak të prezencës së tymit brenda ambienteve të banuara.
Zjarrfikësit dhe policia bashkiake asistuan për të shuar flakët dhe siguruar daljen e banorëve, ndërsa OSHË nisi ndërhyrjen për rikthimin e energjisë elektrike.
Mbingarkesa në rrjet mendohet se është bërë shkak që kabina elektrike të shpërthejë në flakë. OSHË është angazhuar për të rikthyer energjinë në një kohë sa më të shpejtë të mundur./abcnews.al

