Një banesë është përfshirë nga flakët në Durrës. Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 16:00 në lagjen nr.18, në shtëpinë e 80-vjeçarit F.B.
Fatmirësisht nga ky zjarr nuk raportohet për dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 25.07.2021, në orën 16:05, në lagjen nr.18, Durrës, ka rën zjarr në banesën e pabanuar të shtetasit F. B., rreth 80 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit./abcnews.al/