Përfshihet nga flakët banesa në Maliq/ Dyshohet nga një shkëndijë elektrike

schedule18:35 - 21 Nëntor, 2024

schedule 18:35 - 21 Nëntor, 2024

Një banesë është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme në Maliq.

Sipas raportimit të forcave të zjarrfikësve, shkak I zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike. Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të objekit të banimit.
Banesa është në pronësi të 50 vjecarit të identifikuar si Durim Rusi. Sipas burimeve paraprake, pronari I banesës jetonte i vetëm në këtë objekt dhe dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!