Përfshihet nga flakët automjeti i firmës private në Pogradec

schedule08:22 - 7 Tetor, 2020

schedule 08:22 - 7 Tetor, 2020

Një automjet në pronësi të një firme private në Pogradec është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, në lagjen nr. 3, ndërsa mjeti tip “BMW X6”, ishte i parkuar.

Abcnews.al mëson se pronari i firmës private në fjalë është Alfred Cenkollari.

Po hetohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 07.10.2020, rreth orës 04:30, në lagjen nr. 3, ka rënë zjarr në mjetin e parkuar tip “BMW X6”, në pronësi të një firme private.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!