VIDEO/ Përfshihet nga flakët apartamenti në Fier, zjarrfikësit në vendngjarje

schedule15:53 - 5 Tetor, 2025

schedule 15:53 - 5 Tetor, 2025

Një apartament ka  marrë flakë në qëndër të qytetit të Fierit rreth orës 15: 30. Flakët dhe tymi kanë alarmuar banorët e pallatit tetë katësh të cilët njoftuan zjarrfikësit.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat e tjera.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!