Hulk i dha fund aventurës kineze me Shanghai SIPG, ekip me të cilin luajti për katër sezone. Sulmuesi brazilian vendosi të kthehet në vendlindje dhe në muajin shkurt firmosi me Atletico Mineiro.
34-vjeçari ka qenë duke u kthyer në shtëpi me të dashurën e tij, teksa është përplasur me një motor sipas raportimeve të Globoesporte. Për fat të mirë, asnjë nga palët nuk është dëmtuar.
Media braziliane shkruan se faji ka qenë i personit që po i jepte motorit dhe asgjë e keqe nuk ka ndodhur për fat të mirë. “Gjithmonë i mbrojtur nga Zoti“, nxitojë të shkruajë Hulk në rrjetet sociale. /abcnews.al