TIRANË– Në orët e para të mëngjesit në rrugën Ali Demi, në parkingun e një firme private, dyshohet se për shkak të një defekti elektrik është përfshirë nga flakët 1 autobus linje dhe si pasojë e shpërndarjes së flakëve janë djegur edhe dy të tjerë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al