VIDEO/ Përfshihen nga flakët dy lokale në plazhin e Radhimës, nuk ka persona të lënduar

schedule17:14 - 17 Prill, 2025

schedule 17:14 - 17 Prill, 2025

Një zjarr i madh ka rënë në plazhin e Radhimës, duke përfshirë dy beach bar. Flakët janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara dhe nga era e forte  duke prekur çadrat dhe shezlongët që ndodheshin pranë lokalëve, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar zonën.

Zjarrfikëset kanë ndërhrë për të izoluar flakët. Sipas zjarrfikseve zjarri ka prekur dy beach bar-e  prane plazhit. Rreziku ka qenë i madh për bizneset e afërta, pasi flakët mund të përhapen më tej në drejtim të hoteleve dhe strukturave të tjera përreth.

Fatmirësisht, raportohet  se nuk ka pasur persona te demtuar . Pavarësisht kësaj, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në biznesit lokal, dhe ka rrezikuar përhapjen e flakëve në zonat përreth. Situata eshte normalizuar ndersa Dyshohet se shkak ka qene nje shkendije elektrike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!