EMRAT/ Lokali në Malësi të Madhe kthehet në arenë “boksi”, të përfshirë 7 persona

schedule11:16 - 19 Prill, 2023

schedule 11:16 - 19 Prill, 2023

MALËSI E MADHE- Shtatë persona në Malësi të Madhe janë përfshirë në një sherr fizik brenda ambienteve të një lokali. Policia thotë se përplasja e tyre është bërë për motive të dobëta.

Ndërhyrja në kohë e strukturave ligjzbatuese ka parandaluar eskalimin e situatës. Pas sherrit ata janë shoqëruar në komisariat dhe po pyeten për rrethanat.

Të arrestuarit janë: Fatmir Mema, Merikled Mema, Lirim Mema, Lavdrim Mema, Agron Bajrakurtaj, Jurlind Bajrakurtaj, Durim Bajrakurtaj.

Njoftimi i policisë: 

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti fizik ndërmjet 7 shtetasve. Vihen në pranga të 7 këta shtetas, pasi për motive të dobëta, kanosën njëri-tjetrin, si dhe duke u konfliktuar fizikisht në ambientet e një lokali, prishën qetësinë publike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas marrjes së njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në Koplik, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e këtij konflikti.

Për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. M., 48 vjeç, M. M., 22 vjeç, L. M., 24 vjeç, L. M., 20 vjeç, A. B., 52 vjeç, J. B., 25 vjeç dhe D. B., 40 vjeç, banues në Koplik dhe në Belfast, Irlandë e Veriut, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një lokali në Koplik, dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin, janë konfliktuar fizikisht, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”/n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!