Performancë ëndrrash, këngëtarja shqiptare nxjerr nga vetja Yuri Kim, shihni çfarë bën ambasadorja e SHBA

schedule22:38 - 28 Korrik, 2022

schedule 22:38 - 28 Korrik, 2022

Prej më shumë se dy orë e 30 minuta sheshi “Skënderbej” në Tiranë po “digjet” nga atmosfera e zjarrtë dhe performaca e këngëtarëve shqiptarë.

Mbrëmjen e sotme sheshi “Skënderbej” në Tiranë është kthyer në një qendër të madhe festive, ku miëjra qytetarë po ndjekin koncertin madhështor.

Të pranishëm në festë janë zyrtarët më të lartë të vendit si kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministra të kabinetit qeveritar si dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Yuri Kim.

Kjo e fundit këtë herë ka lënë mënjanë petkun e diplomates dhe e ka “lëshuar” veten nën tingujt e muzikës shqiptare, duke duartrokitur herë pas here  dhe duke qeshur gjatë performancës së shkëlqyer të Ronela Hajatit. .

Ky koncert madhështor po bëhet në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, si dhe për hapjen e negociatave me BE-në.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!