Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Performanca financiare e OSHEE/ Administratori Karakaçi: 2025 do mbyllet me një nivel humbjesh prej 16.95 përqind

schedule14:27 - 22 Tetor, 2025

schedule 14:27 - 22 Tetor, 2025

Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi thotë se performaca e institucionit që drejton, vijon të jetë pozitive.

Në një intervistë për “Money Report”, Karakaçi u shpreh se viti 2025 do të mbyllet me një nivel humbjesh prej 16.95 përqind

“Muaji tetor i këtij viti, ka një rritje konsumi me 13 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Defektet, mund të ketë, por janë krejtësisht minimale. Vazhdojmë, kemi nivel humbjesh nën 17 përqind, vijojmë me arkëtimet, mbi 100 përqind. Shoqëria sot është në situatë komode dhe të qëndrueshme. Nga viti në vit, kemi rezultat shumë të mirë dhe spektakolar. Do e mbyllim nivelin e humbjeve me 16.95, që është shumë afër me rajonin. Kjo vjen për shkak të punës së shkëlqyer të skaudrës”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!