Profesionistët e lirë “pa zgjidhje”/ Malaj: Do i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për të saktësuar si do veprohet

schedule10:27 - 4 Shtator, 2024

schedule 10:27 - 4 Shtator, 2024

Mbetet ende pezull çështja e profesionistëve të lirë që kanë paguar aktualisht një këst të tatimit. Ministri i ri i Financave Petrit Malaj tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk saktëson si do të veprohet me ata profesionistë që kanë paguar  detyrimin dhe për këtë do të kërkojnë një sqarim nga ky institucion. Më 27 qershor, Gjykata Kushtetuese vendosi të mbajë të përjashtuar nga tatimi me 15 % bizneset e vogla ofrues të shërbimeve profesionale, me xhiro vjetore deri 14 milionë lekë. Sipas këtij vendimi, ofrues të shërbimeve profesionale me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë në vit, tatimi i fitimit do të jetë zero deri në fund të 2029, nga 15 % që u miratua në fillim të këtij viti.

Ministri i financave deklaroi se po punohet për të përfunduar skemën që parashikon indeksim të pasioneve.

Shifrat kanë konfirmuar se performanca ekonomike në vend ka pasur një ecuri pozitive  ndërsa janë shtuar rreth 13 mijë vende të reja pune.

Për sa i përket kursit të këmbimit dhe dobësimit të euros ndaj lekut kreu i financave deklaroi se  kursi është i lirë pavarësisht efekteve në ekonomi.

Në lidhje me çështjen e mikrokredive ministria e Financave dhe Banka E Shqipërisë po bashkëpunojnë për të miratuar ndryshimet ligjore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!