Performanca e Pussycat Dolls zhgënjen shikuesit

schedule12:03 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 12:03 - 3 Dhjetor, 2019

Performanca e ribashkimit të Pussycat Dolls  në edicionin special të “The X Factor: Celebrity”, u prit me reagime jo fort të mira nga shikuesit, të cilët duket se nuk ishin të përgatitur.
Grupi i famshëm pop – i përbërë nga Nicole Scherzinger, Ashley Roberts, Kimberly Wyatt, Carmit Bachar dhe Jessica Sutta – tërhoqën vëmendjen me veshjet ekstravangante. Shikuesit qenë të mendimit se ishte një performancë e befasishme, veçanërisht për fëmijët në shtëpi që po shihnin spektaklin në një orar primetime.

“Veshjet e Pussycat Dolls në ‘The X Factor: Celebrity’ janë krejtësisht të papërshtatshme për orën 20:15, në një spektakël që ndiqet nga e gjithë familja. Nuk keni pse i hiqni rrobat për të qenë të suksesshme,” shkroi dikush në Twitter. Një tjetër tha: “Ky ishte një spektakël absolutisht i turpshëm i Pussycat Dolls.

“Pussycat Dolls nuk janë Little Mix. Ato nuk janë për fëmijë. Mos i sillni fëmijët në shfaqjet e tyre,” shkroi dikush në Twitter.
Përsa i përket turneut të ribashkimit, ai nis në prill të 2020. A do të jetë Nicole?
Po, ajo do t’i bashkohet Carmit, Ashley, Jessica and Kimberly.

Në shtator të këtij viti, një burim pranë grupit tha se “Nicole ka refuzuar me dhjetëra herë të ribashkohet me grupin, por dhjetëvjetorin e ndarjes tha më në fund po.” Nicole bëri një marrëveshje disa miliona dollarëshe për t’u ribashkuar dhe mori në dorë një pjesë të konsiderueshme të parave, që e bënte thuajse të pamundur të refuzonte propozimin.
Gjatë verës, Nicole Scherzinger u shpreh nostalgjike për kohën kur ishte pjesë e Pussycat Dolls. “Më merr malli për turnetë. Prandaj do të doja që një ditë t’u rikthehesha. Kur iu përkushtova karrierës solo, më pëlqente të kaloja kohë me balerinët, por më merrte malli për gocat. Do të doja të riktheheshim dhe të kënaqeshim të gjitha bashkë,” tha ajo.

Pse u ndanë Pussycat Dolls?
Në 2009-n, grupi u shpërbë pasi dy anëtaret Kimberly dhe Ashley u larguan të dyja njëra pas tjetrës. Kimberly tha asokohe se grupi ndodhej në një moment të keq. “Mendoj se lumturia është gjëja më e rëndësishme në jetë dhe mendoj se lumturia nuk ishte më brenda grupit”. Ashley nga ana tjetër tha në 2012-n pranoi se vajzat u larguan për shkak të mungesës së vëmendjes. “Nuk më lejonin të flisja. Vetëm Nicole lejohej.”
Megjithatë në prill të 2020-s, Pussycat Dolls do të nisë në Dublin turneun e ribashkimit, i cili përfundon në Londër, dy javë më vonë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!