Napoli vazhdon të bisedojë agjentët e Stanislav Lobotka. Mesfushori i Celta Vigo dëshiron të lëvizë këtë merkato dhe një përfaqësues nga Napoli, ka fluturuar në Spanjë për të negociuar me klubin e Celta Vigos.
Drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli, ka mbetur në Itali për të vazhduar bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit. Klubi i Napolit është i vendosur të ofrojë 18 milionë euro plus bonuse, ndërsa çmimi që Celta Vigo kërkon, është ulur në rreth 20-25 milionë euro.
Palët janë në pritje të bisedimeve përfundimtare për të gjetur marrëveshjen. Gjithçka pritet të bëhet konkrete orët e ardhshme./abcnews.al