Përforcime në sulm e mesfushë, Milan “all in” në merkato

schedule16:16 - 6 Korrik, 2024

schedule 16:16 - 6 Korrik, 2024

Ardhja e teknikut Paulo Fonseca, por edhe emërimi si “këshilltar” i legjendës suedeze, Zlatan Ibrahomvic pritet të sjellë goxha ndryshime, te “Djajtë” e Milan, të cilët pas një sezoni katastrofik, ku nuk arritën të ishin protagonist në asnjë prej kompeticioneve pjesëmarrëse, tashmë kanë filluar punën nga merkatoj e verës, për të gjetur përforcimet e duhura.

Prej disa javësh tashmë, “Kuqezinjtë” kanë shprehur haptazi interesimin e tyre për “bomberin” holandez, Joshua Zirkzee, me këtë të fundit që do të përmbushte në mënyrën e duhur boshllëkun e lënë, nga Giroud në majën e sulmit, megjithatë reparti ofensiv nuk është i vetmi që shikohet për përmirësim, pasi në fokusin e teknikut Fonseca është edhe mesfusha, aty ku portugezi e ka bërë zgjidhjen e tij.

Bëhet fjalë për mesfushorin francez, Youssouf Fofana, me 25-vjeçarin, i cili ka një kontratë te “Princat” e Monaco, deri në verën e vitit 2025 dhe deri më tani është arritur dakordësia mes palëve, për rinovim dhe nga kjo situata përfitojnë “Djajtë”, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë deri në 20 milionë euro për kartonin e tij.

Mirëpo, “gjigantët” e futbollit italian, nuk janë të vetmit që i janë vënë pas “shkatërruesit” të mesfushës, teksa për interesim kanë shfaqur edhe “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, si dhe “Topçinjtë” e Arsenal dhe në rast se kërkon të sigurojë shërbimet e tij, “Djajtë” duhet të nxitojnë, teksa përballë tyre kanë dy nga skuadrat më të mira të momentit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!