Përforcim për të “blinduar” mesfushën, Bayern nuk dorëzohet për “yllin” portugez

schedule09:16 - 10 Qershor, 2024

schedule 09:16 - 10 Qershor, 2024

Mund të ishte mbyllur gjithçka që në merkaton e janari, por negociatat dështuan në minutën e fundit. Bëhet fjalë për “shkatërruesin” e mesfushës, së Fulham, Joao Palhinha, me portugezin, që është prej kohësh në listën e “dëshirave”, të teknikut të ri, Vincent Kompany dhe bordit të Bayern Munich.

Mirëpo, duket se pavarësisht refuzimit të anglezëve, në fundin e merkatos së janarit, me hapjen e fraksionit të merkatos, në muajin korrik, ose pas përfundimi të Kampionatit Evropian të futbollit, më 14 korrik, “Barvarezët” do të hidhen sërish në sulm për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit portugez.

Sipas, raportimeve më të fundit të mediumeve britanike, për kartonin e Palhinha, “gjigantët” e futbollit gjerman kanë bërë gati një ofertë zyrtare për klubin anglez, me këta të fundit, që nuk pranojnë më pak se 60 milionë paundë për kartonin e “luzitanit” dhe pritet që oferta e kampionëve të Bundesliga, të rrotullohet rreth shifrës së 50-55 milionë eurove. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!