Përforcim i shërbimit mjekësor gjatë ditëve të festave

schedule14:41 - 31 Dhjetor, 2018

schedule 14:41 - 31 Dhjetor, 2018

Nga spitali i Traumës në Tiranë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri të ditur planin e masave për festa. Manastirliu foli për përforcim të shërbimit mjekësor në spitale dhe terren.

Në sheshet ku do të festohet ndërrimi i viteve, në të gjitha qytetet e Shqipërisë, një autoambulancë do të qëndrojë në gatishmëri nga ora 19:00 deri në përfundim të festës.

Në Tiranë veç nëntë autoambulancave të shpërndara në terren sipas planit të Urgjencës Mjekësore, do të ketë edhe dy  të tjera, të cilat do të stacionohen në sheshin “Skënderbej” dhe pranë Bankës së Shqipërisë.

Nga spitali i Traumës i cili pret edhe numrin më të madh të urgjencave gjatë ndërrimit të viteve ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bëri të ditur planin e masave për festa.

“Spitalet kanë marrë të gjitha masat për përforcimin e stafeve mjekësore, për furnizximin me barnat mjekësore, njësia e helikopterit është në gatishmëri për çdo rats që mund të ketë nevojë, i gjithë sistemi duke filluar nga ai paraspitalor janë në gatishmëri”.

Gjatë ditëve të festave ministrja e Shëndetësise deklaroi se veç mjekëve dhe infermierëve në shërbim, në urgjenca dhe qendrat shëndetësore, do të ketë dhe personel shtesë në gatishmëri për çdo rast nevojë.

Masa të përforcuara do të zbatohen nga të gjitha ekipet mjekësore në datat 31, 1 dhe 2 janar 2019. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!