Kohët e fundit është përfolur për një lidhje të mundshme mes Ardian Bujupit dhe ish konkurrentes së Përputhen, Jasmina Kadriu. Ata janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin por kur u mësua se Jasmina do të jetë pjesë e klipit të ri, publiku u duk sikur u bind.
Mirëpo, ka qenë vetë Jasmina që ka komentuar këto spekulime. Në një intervistë që ka dhënë për mediat në Kosovë, Jasmina nuk ka mohuar se mes tyre ka diçka. Ajo refuzoi të jepte një përgjigje konkrete për raportin mes tyre duke shtuar dyshimet se janë bashkë.
“Jam pyetur shpesh nëse jemi në lidhje. Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie e kam pasur ‘të detyrueshme’ që jetën time private ta mbaja të hapur. Por tani kam vendosur që ta mbaj private dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme.
Ndoshta ka pasur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara.”, është shprehur Jasmina. /abcnews.al