Përfliten se janë rikthyer bashkë, Jennifer Aniston sqaron raportin me Brad Pitt

schedule08:01 - 24 Qershor, 2021

schedule 08:01 - 24 Qershor, 2021

Thashethemet se Jennifer Aniston dhe Brad Pitt kanë rindezur romancën e tyre pas divorcit në 2005 kanë qenë të shumta, sidomos pas ndarjes së aktorit nga Angelina Jolie. Aniston u bashkua me ish-bashkëshortin në shtator për një tryezë virtuale në “Fast Times at Ridgemont High”, ku dhe shkaktuan thashethemet për një romancë mes tyre.

26th Annual Screen Actors Guild Awards - Media Center26th Annual Screen Actors Guild Awards - Media Center

Por së fundmi, Aniston ka dhënë një intervistë ku është shprehur se ata janë thjesht miq me njëri-tjetrin. “Brad dhe unë jemi shokë, ne jemi miq … Dhe ne flasim,” tha ajo. Duke komentuar takimin virtual të vjeshtës së kaluar, Aniston tha: “Ishte absolutisht argëtuese. Nuk ka asgjë të çuditshme, përveç të gjithëve që ndoshta e panë dhe donin të ndodhte. Ne u argëtuam dhe ishte për një qëllim të madh.”, tha aktorja e “Friends”.

Brad Pitt and Jennifer Aniston's Relationship: A Complete Timeline | Glamour

Pas bashkimit të tyre virtual, të dy u panë duke përshëndetur njëri-tjetrin në tapetin e kuq në “Screen Actors Guild Awards” në Janar. Kujtojmë që Pitt ka qenë në një betejë të gjatë ligjore me Angelina Jolie. Pak javë më parë, ai fitoi kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre por aktorja është shprehur se do ta apelojë vendimin e gjykatës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!