Tani për tani i vetmi “Baby” që njihet për Justin Bieber është kënga e tij e publikuar para disa vitesh. Hailey Bieber reagoi një ditë më parë për thashethemet që qarkullonin kohët e fundit se është në pritje të fëmijës së parë.
Së fundmi, “US Weekly” raportoi se dyshja është në pritje të fëmijës së parë. Përmes një postimi në Instastory, modelja ka mohuar zërat duke thënë se nuk është shtatzënë.
“Që kur ju njoh e di që doni gjithnjë të jeni të parët për lajme ekskluzive! Unë nuk jam shtatzënë! Pra, ju lutem ndaloni së shkruari lajme të rreme nga “burimet” tuaja dhe përqendrohuni në ato që janë të rëndësishme si zgjedhjet për shembull.”, shkroi modelja.
Kujtojmë që dyshja lidhi kurorë në fshehtësi të plotë në shtator të vitit 2018 pasi u fejuan në Korrik. Një vit më pas, organizuan një ceremoni madhështore me familjarët dhe miqtë e tyre. /abcnews.al