Përflitej për Strakoshën, Tottenham nis bisedimet për portierin bergamask

schedule14:47 - 18 Korrik, 2021

schedule 14:47 - 18 Korrik, 2021

Tottenham kërkon një portier të nivelit të lartë dhe ka zgjedhur Pierluigi Gollinin. Portieri i Atalantës ka qenë vendimtar në sezonin e shkuar për të tijtë dhe ka ngjallur shumë interes nga klubet e mëdha.

Atalanta është e gatshme ta shesë Gollinin pasi para pak ditësh firmosi me Juan Musso për 20 milionë euro nga Udinese. Në Itali bëjnë me dije se Tottenham ka nisur bisedimet për blerjen e Gollinit.

Kontrata e italianit skadon në verën e vitit 2023 dhe kjo është mundësia e fundit e Atalantës për ta shitur me çmim të mirë. Muaj më parë me Tottenham lidhej edhe Thomas Strakosha, i cili mund të largohet nga Lazio këtë verë. /abcnews.al