Gazetari Artan Hoxha në studion e Abc News dha detaje për kultivimin e kanabisit në vend. Hoxha thekson se ka dalë në terren për të parë situatën.
Sipas tij, vëzhgimin këtë vit e nisi më herët, për shkak edhe të situatës.
“Kemi një situatë në terren që po mundohem ta monitoroj. kam shkuar në zona që kanë qenë kryesisht të gjelbrat. Jam munduar të shosh se ç’po ndodh. Zonat e verdha janë ato zona ku tregohet ligji liberal, nuk janë çdo vit.
Situatën e kanabisit e filloj më vonë, por këtë vit e nisa që në mars sepse në tregun evropian kam parë një uri për kanabis. Janë të gjithë faktorët që çmimi është rritur. Faktori tjetër, bllokimi i lëvizjes së qytetarëve, la brenda territorit një masë të madhe të personave që janë kontingjent. Në pamundësi për tu marrë me diçka tjetër, po merren me këtë. Janë edhe punëtorët sezonalë që kanë mbetur këtu. Në këto momente kemi kërkesë të lartë në treg për kanabis. Bota e krimit ka para stok, dhe ajo nuk shkon në bankë. Zonat rurale u lanë jashtë kontrollit. Në këto dy muaj bota tjetër është marrë me kanabisi”, u shpreh Hoxha.
LEXO EDHE: Hoxha për policin që preku vajzën në vende intime: Ka bërë arrestime të bujshme, është gjysh
Më tej gazetari thekson se këtë vit sipërfaqja e kultivuar me kanabis do të jetë më e madhe. Hoxha thotë se këtë vit ka parë prezencën e djemve të rinj në zonat rurale dhe qytetet e vogla.
“Këtë vit sipërfaqja e kultivuar do të jetë më e madhe, këtë e kam parë me sytë e mi, madje më shumë se 2017. Uroj të mos shkojmë te 2016.
Më ra në sy se në qytete të vogla shikoja shumë makina të bukura. Ato ishin të mbushura me djem të rinj. Nuk kam parë në fshatra djem të rinj. Po lexojnë libra? Jo. Janë duke u marrë me kultivim kanabisi”, u shpreh gazetari. /abcnews.al