Përfituan 6 mijë euro nga një biznesmen përmes mashtrimit/ Tiranë, pranga 26-vjeçarit, një tjetër në kërkim (EMRAT)

schedule11:56 - 7 Shkurt, 2025

schedule 11:56 - 7 Shkurt, 2025

Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Unknown”, ndërsa një 32-vjeçar është shpallur në kërkim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se Ervis Belollari dhe Arsen Matollari në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

Operacioni u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Vijon puna për kapjen e shtetasit 32-vjeçar Matolalri dhe për dokumentimin e plotë të rastit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!