“Përfitonin shuma 50-100 mijë lekë”/ Si ranë në “grackën” e prokurorisë dy oficerët në Elbasan (EMRAT)

schedule10:24 - 25 Maj, 2023

schedule 10:24 - 25 Maj, 2023

Çelnik Tosja dhe Safet Shuka janë dy oficerët e Policisë Gjyqësore në Elbasan, të cilët akuzohen për marrjen e ryshfetit nga disa persona, për kryerjen e veprimeve në kundërshtim me ligjin.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raportoi se hetimet kanë nisur që prej nëntorit të vitit 2022 dhe dy oficerët janë përgjuar.

Mësohet se oficerët ndikoheshin nga disa persona, në këmbim të shumave monetare që varionin nga 50-100 mijë lekë të rinj, për t’i favorizuar për shkelje ligjore.

“Bëhet fjalë për një operacion të Prokurorisë së Posaçme, i nisur me hetime prej nëntorit të vitit të kaluar, ku dy oficerë të Policisë Gjyqësore në Elbasan dyshohen se kundrejt ryshfetit, favorizonin qytetarë të ndryshëm për veprime të ndryshme në kundërshtim me ligjin. Përveç tyre, edhe për tre persona janë caktuar masë sigurie, si ajo e detyrimit të paraqitjes. Hetimi ndaj tyre do të vazhdojë në gjendje të lirë.

Nga hetimet e prokurorisë, ka rezultuar se këta persona kanë ndikuar te oficerët e Policisë Gjyqësore, në këmbim të shumave monetare që varionin nga 50-100 mijë lekë të rinj, për t’i favorizuar për shkelje ligjore. Është një dosje që ka pasur përgjime të prokurorisë ndaj oficerëve, kanë hetuar një dosje që ndodhej në qytetin e Elbasanit, por ka pasur ndikim nga persona të tjerë”, raportoi gazetari Vija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!