Përfitoi tendera me dokumenta false për mbetjet spitalore, Prokuroria kërkon arrest me burg për Ervis Mirin

schedule12:34 - 6 Qershor, 2024

schedule 12:34 - 6 Qershor, 2024

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e “arrestit me burg” për Ervis Mirin, i cili dyshohet se ka përfituar tendera me dokumenta false për të trajtuar mbetjet spitalore. Sipas prokurorisë, Miri ka përfituar nga viti 2006, 200 tendera me pretendimin se dispononte pajisje për trajtimin e mbetjeve spitalore, por në të vërtetë nuk i kishte.

Rezulton e provuar se personi nën hetim E.M, ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tenderi për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e në vijim, duke dorëzuar dokumentacion të rremë. Personi në hetim, pretendonte se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë.

Deri në këtë fazë të hetimeve, rezultoi e provuar se shtetasi E.M., në bashkëpunimin me shtetasin E.Sh, kanë përpiluar akte të rreme prej vitit 2015 e në vijim, duke pasqyruar në kërkesat e tyre drejtuar AKM-së, nëpërmjet QKB-së, si dhe raporteve të vetmonitorimit peridike, në funksion të Lejes së Tipit B, një pajisje të tipit Econos Tsc 150, e cila në fakt është instaluar pas muajit Janar të vitit 2024″, thuhet ndër të tjera te njoftimi i Prokurorisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!