Komisioni i Kombeve të Bashkuara për lëndët narkotike u mblodh dje dhe vendimi kryesor ishte njohja e kanabisit si substancë terapeutike.
Vendimi erdhi pas një sërë masash të propozuara mbi reformën ndërkombëtare të kanabisit.
Komisioni votoi me 27 vota pro dhe 25 kundër. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Afrika e Jugut ishin midis atyre që votuan pro, ndërsa vendet përfshirë Brazilin, Kina, Rusia dhe Pakistani votuan kundër.
Sipas këtij vendimi kanabisi hiqet nga lista e drogave të rënda si heroina dhe kokaina dhe mund të përdoret gjerësisht tek pacientët që e kanë të nevojshëm atë.
Edhe mjekësia e ka sugjeruar shpeshherë përdorimin e kësaj substance për disa sëmundje.
Alfredo Pascual, një analist për botimin tregtar Marijuana Business Daily, tha në një njoftim për shtyp se kanabisi nuk është aq e rrezikshme sa besohej rreth 60 vite më parë./abcnews.al