Përfitimet e ekonomisë shqiptare nga SEAP/ BB: Sjell më shumë fitime për qytetarët, bizneset dhe ekonominë

schedule15:18 - 14 Qershor, 2024

schedule 15:18 - 14 Qershor, 2024

Ekonomia shqiptare do të përfitoj një rritje me 1% ndësra emigrantët që sjellin të ardhura pranë familjeve do të kursejnë deri në 100 milionë euro nga trasaksionet pas futjes në sistemin Europian të pagesave. Drejtues të Bankës Botërore e shohin anëtarisimin e Shqipërisë në SEPA një mundësi të madhe për bizneset dhe qytetarët.

“Nëse Shqipëria futet në pagesat digjitale europiane, ekonomia do pësoj një rritje  me 1% të PBB dhe remitancat do të jenë më të mëdha për shkak të interesave më të ulëta. Emigrantët dhe qytetrët parashikohet të kursejnë deri në 100 milion euro vetëmnga ulja e kostove të dërgesave. Po ashtu bizneset mund të kursejnë deri në 10 herë më shumë për një trasaksion  te thjeshte  prej 5 mijë euro dhe deri në 17 herë më shumë nëse është vlerë më e lartë.”

Guvernatori Gent Sejko theksoi se  në Shqipëri ka një rritje të konsiderueshme të numrit të llogarive bankare si dhe të pagesave me anë të kartave.

Dy ditë më parë, Banka e Shqipërisë dorëzoi zyrtarisht aplikimin pranë Këshillit Evropian të Pagesave për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, duke u renditur vendi i parë në Rajon që ka përmbyllur me sukses këtë fazë të rëndësishme të integrimit në tregun evropian të pagesave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!