Përfaqësuesja e Lartë e BE: Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në procesin e anëtarësimit

schedule11:38 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 11:38 - 18 Dhjetor, 2024

Këtë të mërkurë në Bruksel, Shqipëria firmosi marrëveshjen e partneritetit për sigurinë dhe mbrojtjen me BE.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas deklaroi se marrëveshja tregon se Shqipëria dhe BE do të bëjnë më humë së bashku.

Kallas shtoi se ka bërë përparim të konsiderueshëm në procesin e anëtarësimit.

“I dashur Edi, të dashur ministra! Është një kënaqësi e veçantë të zhvillojmë këtë ceremoni nënshkrimi sot. Është vërtet e shkëlqyer të fillojmë këtë samit të Ballkanit Perëndimor me këtë ceremoni nënshkrimi.  Ne tashmë i kemi mbështetur forcat e armatosura të Shqipërisë drejtpërdrejt dhe të dyja palët tona dëshirojmë të bëjmë më shumë, kështu që kjo marrëveshje tregon se ne do të bëjmë më shumë së bashku.

Tregon qartë investim në sigurinë tonë të përbashkët. Tregon që Shqipëria do të jetë pjesë e të gjitha këtyre tavolinave të rëndësishme ku  do të diskutojmë për sigurinë dhe mbrojtjen e Europës. Na lejon gjithashtu të zgjerojmë bashkëpunimin tonë, si në Europë, ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në procesin e anëtarësimit. Jam e lumtur që do të diskutojmë këtë dhe më tej në takimet e ditës së sotme. Kështu që mirë se vini dhe mezi pres për bashkëpunimin tonë të ardhshëm”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!