Përfaqësuesi i Përhershëm i Izraelit në OKB, Gilad Erdan kërkoi nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres që të tërheqë dënimin që ai ka bërë ndaj sulmeve të Izraelit në Jenin.
Dënimin e sulmeve të Izraelit në Jenin nga Guterres, Erdan i ka cilësuar si “të turpshme, të ekzagjeruara dhe plotësisht larg të vërtetës”.
Erdan ka mbrojtur idenë e tij se prania ushtarake e Izraeli në Jenin është vetëm “të luftojë me terrorin vrasës palestinez” dhe i ka bërë thirrje Guterresit që të tërheqë dënimin e tij lidhur me temën.
Zëvendës zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së, Farhan Haq në një deklaratë me shkrim tha se Guterres ka shprehur mendimet e tij se i “qëndron pas” këtyre mendimeve.
Ai shtoi se Guterres në deklaratat e tij dënon të gjitha ngjarjet e dhunshme që vendosin në objektiv civilët në Palestinë dhe në Izrael.
Kreu i OKB-së dënoi dhunën e Izraelit kundër civilëve
Lidhur me zhvillimet në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor nën pushtim, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha: “Dënoj të gjitha aktet e dhunës që vendosin në objektiv civilët”.
Guterres ka theksuar se sulmet ajrore dhe tokësore që Izraeli ka ndërmarrë ndaj një kampi të populluar të refugjatëve përbën ngjarjet e dhunshme më të këqija në Bregun Perëndimor në vitet e fundit dhe se ndikimi mbi civilët është shumë i madh.