Përfaqësuesi i BB-së në Tiranë: Çdo investim në Shqipëri transparent, në përputhje me standardet tona

schedule10:40 - 4 Prill, 2023

schedule 10:40 - 4 Prill, 2023

“Sa herë që bashkëpunojmë me qeverinë jemi të kënaqur. Çdo gjë është transparente është e qartë që paratë alokohen në mënyrë të përsosur dhe të qartë.” kështu u shpreh sot përfaqësuesi i Bankës Botërore në Tiranë Emanuel Salinas në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Rama.

Ndër të tjera ai vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë shqiptare, ndërsa theksoi se çdo investim i tyre në vendin tonë ka qenë transparent dhe i qartë. Sipas Salis përvoja në Shqipëri ka qenë e gjitha në përputhje me standardet.

‘Nuk mund të flas për treguesit e organizatave të tjera mendoj se nga ana e BB-së ne jemi të vëmendshëm dhe të vetëdijshëm që qeverisja është një punë në progres dhe përmirësimi i qeverisjes është pjesë e vlerave tona dhe objektit tonë. Sa herë që bashkëpunojmë me qeverinë jemi të kënaqur. Çdo gjë është transparente është e qartë që paratë alokohen në mënyrë të përsosur dhe të qartë.

Për ne kurdo që shohim mundësinë për të përmirësuar institucionet jo vetëm në kuadër të projekteve që ne mbështesim. Përvoja jonë në Shqipëri me projektet që kemi zbatuar është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregullat tona. Jemi të angazhuar për të përmirësuar qeverisjen aty ku BB mund të kontribuojë. S’ka më ryshfete kur njerëzit shkojnë të marrin dokumente pasi merren online.’- u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!