Përfaqësues të bizneseve në Vlorë kërkojnë shtyrje të orareve: Në mesnatë kemi kulmin e punës

schedule22:17 - 31 Korrik, 2021

schedule 22:17 - 31 Korrik, 2021

Përfaqësues të bizneseve në Vlorë kanë zhvilluar sot një takim me shefin e komisariatit të qytetit bregdetar. Ata kanë paraqitur dy kërkesa të lidhura me aktivitetin e tyre.

Siç u shprehën për mediat, përfaqësuesit kërkojnë që bizneset e tyre të qëndrojnë hapur deri në orën 02:00 të natës.

Ndërsa, sa i përket muzikës ata kërkojnë të lejohet deri në mesnatë në lokale e restorante. Kujtojmë se një javë më parë bizneset në Vlorë, kryesisht ato përgjatë Lungomares, shprehën rreth masave kufizuese anti-covid që kufizojnë edhe aktivitetin e tyre.

Subjektet e tyre lejohen të punojnë deri në orën 00:00, ndërsa muzika lejohet deri në orën 23:00. s.b/abcnews.al/