Më 12 dhjetor në Izrael do të zhvillohet Miss Universe, ku vajza nga e gjithë bota do të garojnë për të fituar çmimin e madh.
Vendi ynë do të përfaqësohet nga bukuroshja Ina Dajçi, e cila në pamje të parë duket si aktorja Angelina Jolie, ndërsa në profesion është arkitekte.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, mamaja e Inës, dermatologia Violeta Dajçi ka treguar shumë detaje për të bijën nga konkursi, jetesa në New York dhe deri te rutina e bukurisë.
“Ina thotë që këtë vit janë vajza shumë të edukuara dhe me një nivel të lartë. Mendoj që nuk po zhvillohet vetëm një konkurs bukurie por dhe një konkurs të një statusi social.
Më vjen shumë keq që nuk do jemi në sallë se Izraeli u hap më 8 dhjetor po u mbyll sërish për shkak të pandemisë, po janë të gjithë të barabartë, pasi asnjë nga vajzat nuk do t’i ketë prindërit në sallë. Ina ka dy vjet që ka mbaruar arkitekturë në New York dhe punon atje. Fal kësaj mundësie që ju dha, ka njohur Fadil Berishën, i cili promovon të bukurën në botën e modës.
Miss Universe nuk vlerëson vetëm bukurinë, por merret shumë me kauzat që kanë pjesëmarret. Pra nuk vlerësohet vetëm bukuria, por vlerësohet intelekti, edukimi që vajzat kanë”.
Më tej, ajo ka treguar se mes modelingut dhe arkitekturës e bija do të zgjidhte arkitekturën pasi ka investuar prej dy vitesh në një kompani në New York.
“Ina e pëlqen shumë arkitekturën, modelingu i pëlqen shumë, po nuk do e lërë pjesën e arkitekturën. Ina ka tipare të rregullta dhe e krahasojnë me tipare të ndryshme. E kanë krahuar shumë me Angelina Jolie, që përpara se të merrte pjesë te Missi.
Ina ka rutinë shumë të mirë, nuk ka mundësi të vijë në klinikë. Po atje ku është kujdeset të mos abuzojë.
Ina dhëmbët nuk i ka të drejtë, normal që është mundësia për t’i rregulluar. Por ajo nuk do se i japin një veçanti”./abcnews.al